Ideja e pavarësisë së Skocisë fiton sërish terren pas Brexit, May: Nuk pranojmë një referendum të dytë

Publikuar tek: bota, më 09:13 09-02-2017 Ideja e pavarësisë së Skocisë fiton sërish terren pas Brexit, May: Nuk pranojmë një referendum të dytë

Kryeministrja britanike, Theresa May kundërshtoi idenë e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, edhe pse kjo ide po fiton terren, sipas një sondazhi.

“Nuk besojmë të kryejmë një referendum të dytë, u zhvillua më parë një proces i tillë, që ishte i qartë, vendimtar, i ligjshëm dhe të dyja palët e pranuan rezultatin”, tha zëdhënësja e saj për median duke iu referuar referendumit të 2014 që vendosi me 55 për qind të votave për qëndrimin e Skocisë në Britaninë e Madhe.

Mayt iu drejtua një pyetje në lidhje me informacionet sipas së cilave qeveria britanike po përgatit një plan emergjence rreth mundësisë së një kërkese të shefes së qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon për organizimin e një referendumi të ri.

Sipas së përditshmes skoceze “The Courier” qeveria po përgatitet, ndërsa Sturgeon po bën thirrje për organizimin e një referendumi në gushtin e 2018, në kongresin e ardhshëm të partisë së saj separatiste SNP.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011564016342163
array(1) { ["section"]=> string(106) "ideja-e-pavaresise-se-skocise-fiton-serish-terren-pas-brexit-may-nuk-pranojme-nje-referendum-te-dyte-68180" }