Identifikohen viktimat e aksidentit të sotëm në Kavajë. Mësohet se viktimat janë vjehrri Xhemil Pisku, 69 vjeç dhe nusja Edlira Pisku, 34-vjeç.
Ndërsa djali 8 vjec mbeti i lënduar dhe ndodhet në spitalin e e Traumës në gjendje të rëndë. Viktimat jetonin në Golem, por ishin me origjinë nga Berati.
Sakaq, mësohet se vjehrri, nusja dhe djali ishin nisur për në Berat te familjarët dhe në momentin që ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën ishin duke pritur në anë të rrugës për autobus.
Aksedenti ndodhi sot rreth ores 07:40 te Mali i Robit. Një mjet tip “Toyota” që drejtohej nga një femër humbi kontrollin përplasi këmbësorët në anë të rrugës.
Ndërkohë një dëshmitar okular nga vend i ngjarjes rrëfeu për newsbomb.al tmerrin që pa më sy që në pikë të mëngjesit. Ai u shpreh se burrit i ishte prerë koka nga përplasja e fortë.
Sakaq, është shoqëruar në polici drejtuesja e mjetit, 30-vjeçarja I.P.