Autorët e grabitjes spektakolare të 3.2 milion dollarëve në Qafë-Kashar janë identifikuar.
Forcat e policisë po punojnë tashmë për kapjen e tyre. Gjatë ditës së sotme një operacion masiv u realizua në fshatin Prezë dhe Vorë. Forcat e FNSH dhe RENEA kontrolluan një pallat ku mendohet se ndodheshin të fshehur grabitësit.
Deri më tani janë shoqëruar 4 persona të dyshuar, 2 janë ndaluar në Vorë dhe 2 të tjerë në Prezë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Në këto momente ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe atë të Tiranës, Ervin Hodaj.