Policia ka identifikuar dy viktimat e aksidentit të ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të qytetit të Laçit. Sipas policisë, viktimat janë Anton Gjinaj dhe Xhevahir Abedini, me origjinë nga Laçi por banues në Patok.
Gjinaj dhe Abedini u aksidentuan nga një automjet gjatë kohës që po udhëtonin me motor.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të qytetit Laçit, ku një automjet ka aksidentuar motoçikletën me të cilën po udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes kanë gjetur vdekjen dy personat që po udhëtonin me motoçikletën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave, ndërsa nuk jepen të dhëna as për mjetin që përplasi motoçikletën.