Identifikohen viktimat e sulmit në Stamboll, janë nga 9 shtete të ndryshme

Publikuar tek: bota, më 23:34 29-06-2016 Identifikohen viktimat e sulmit në Stamboll, janë nga 9 shtete të ndryshme

Autoritetet turke kanë arritur të identifikojnë 37 nga 41 viktimat e sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Stambollit. Viktimat janë nga 9 shtete, përfshirë Turqinë, ndërsa pritet edhe identifikimi i katër të vrarëve të tjerë për të parë nëse harta e vendeve të prekura nga kjo tragjedi do të zgjerohet edhe më tej.

27 persona që gjetën vdekjen janë shtetas turq, dy janë Arabia Saudite, dy nga Iraku, ndërsa shtetet që kanë humbur një qytetar të tyrin në këtë sulm janë Ukraina, Kina, Jordania, Tunizia, Uzbekistani dhe Palestina.

Sa i përket të plagosurve, shumica janë shtetas turq.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi mbrëmjen e djeshme se nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar në këtë ngjarje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033079862594604
array(1) { ["section"]=> string(79) "identifikohen-viktimat-e-sulmit-ne-stamboll-jane-nga-9-shtete-te-ndryshme-44992" }