Identifikohet autori i dytë i vrasjes së priftit në Francë

Publikuar tek: bota, më 09:01 28-07-2016 Identifikohet autori i dytë i vrasjes së priftit në Francë

Identifikohet autori i dytë i vrasjes dhe pengmarrjes në Francë. Pas zbulimit të 19-vjeçarit Adele Kermiche, zbardhet edhe emri i të riut që në bashkëpunim morën peng dhe vranë një prift në Normandy të Francës. Terroristi i dytë i ISIS-it, sipas policisë quhet Abdel Malik, 20 vjeç, që kishte tentuar të vizitonte Sirinë.

Malik jetonte në qytetin Aix-les-Bains në Alpet Franceze. Prifti që humbi jetën tragjikisht në Normandy të Francës quhej At Jacques Hamel, 85 vjeç. Dy pengmarrësit u vetëshpallën ‘’ushtarë’’ të një grupi ekstremist. Tashmë ngjarja e rëndë po hetohet nga prokurori anti-terror i Parisit.

Njëri prej pengmarrësve i depërtoi fytin me thikë priftit dhe më pas u ekzekutua nga policia. Bashkë me priftin ‘’ushtarët’’ kishin marrë peng edhe dy murgesha të Kishës.

Detaje rrënqethëse zbulohen nga hetimi. Prifti u detyrua nga pengmarrësit të gjunjëzohej. Presidenti Hollande tha se ajo që kanë dashur të bëjnë terroristët, ka qenë ndasia.

Një prej pengmarrësve quhet Adel Kermiche, 19 vjeç dhe kishte qenë në mbikëqyrje nga policia me byzylyk elektronik në kohën kur sulmoi. Ai kishte marrë dënimin  prej 10 muajsh në mbikëqyrje, pasi ishte kapur duke udhëtuar drejt Sirisë vitin e kaluar.  Dhe pikërisht për këtë arsye autoritetet franceze e mbikëqyrnin.

Një murgeshë që i mbijetoi sulmit, Motër Danielle tha për ‘’The Telegraph’’ se At Hameli ishte detyruar të gjunjëzohej me thikën në fyt.

‘’Ata filmuan veten. Bënë një lloj riti përreth altarit, në arabisht. Ishte horror’’, rrëfen murgesha që mundi të shpëtonte me ndihmën e një motoristi që po kalonte në dalje të Kishës dhe që njoftoi menjëherë policinë.

adelekerminche.jpg

Adele Kermiche

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12936401367188
array(1) { ["section"]=> string(64) "identifikohet-autori-i-dyte-i-vrasjes-se-priftit-ne-france-47965" }