Identifikohet autori i masakrës në Nisë të Francës

Publikuar tek: bota, më 10:31 15-07-2016 Identifikohet autori i masakrës në Nisë të Francës

Policia franceze ka identifikuar autorin e masakrës që përgjaku Nisën mbrëmjen e kaluar.

Sipas policisë autori është Muhamed Lahouaej Bohulel, 31 vjerç dhe me origjinë nga Tunizia.

Ishte duke mbaruar festa e njohur si “Dita e Bastiles”  kur autori që dyshohet se është terrorist hyri në aksion.

84 të vdekur më shumë se 154 të plagosur mes tyre 54 fëmijë si pasojë e masakrës së shkaktuar nga shoferi i kamionit që është identifikuar si shtetas me origjinë tuniziane dhe me rezidencë në Nicë. Autori nuk ka qenë element i njohur për shërbimet sekrete, ka pasur precedentë me dhunën ndaj minorenëve por nuk ka qenë kurrë i hetuar për terrorizëm dhe as  ka qenë person i etiketuar si integralist.

Ai ishte 31 vjeç dhe u nis me kamionin e tij përgjatë bulevardit duke përfshirë turmën e njerërzve. Eci me 50 km/h përgjatë 2 kilometrave duke bërë sa më shumë të mundte zig-zage në mënyrë që të vriste sa më shumë njerëz me kamionin e mbushur me eksploziv dhe armë të rënda.

31 vjeçari u vra nga dy policë, një prej të cilëve ishte femër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02396297454834
array(1) { ["section"]=> string(56) "identifikohet-autori-i-masakres-ne-nise-te-frances-46673" }