Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së ditës së djeshme pranë bashkisë së Laçit. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Marin Trokthi, i cili qëlloi me armë shtetasin Dorian Trosi.
Trokthi rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe ka plagosur Trosin pas një sherri banal brenda një lokali.
I plagosur ndodhet që mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po punohet për arrestimin e 22 vjeçarit.