Identifikohet shqiptari që do kryente sulm terrorist në Austri, ishte pjesë e grupit ‘Abou-Chaker’, babai: Nuk kisha dijeni

Publikuar tek: bota, më 20:14 21-01-2017 Identifikohet shqiptari që do kryente sulm terrorist në Austri, ishte pjesë e grupit ‘Abou-Chaker’, babai: Nuk kisha dijeni

Mediat austriake vazhdojnë të raportojnë gjerësisht lidhur me të riun shqiptar e arrestuar të premten, nën dyshimin se kishte përgatitur një sulm terrorist në Vjenë.

Gazeta “Heute” ka bërë të ditur së fundmi më shumë të dhëna lidhur me të riun me prejardhje shqiptare, i identifikuar si Lorenz K., 18 vjeç, mbi të cilin bie dyshimi i rëndë.  Kjo media saktëson se përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë se nuk ka patur fare ide lidhur me orientimin e të birit, transmeton albinfo.ch. Babai, i cili është nga Shqipëria (Tirana) jeton në qytetin Neunkirch në Zvicër dhe përveç Lorenzit ka edhe një djalë tjetër.

Lorenzi ka qenë i njohur për policinë, në saje të disa shkeljeve të vogla që kishte kryer. Prej disa kohësh ai ishte zhvendosur për të jetuar në Vjenë të Austrisë.

I dyshuari quhet Lorenz K., është shtetas austriak dhe ka prejardhje shqiptare. Pasi është marrë në pyetje gjithë natën e mbrëmshme, ai është lënë në burg.

Vazhdon të mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18 vjeçari, shkruan portali austriak. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë.

Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobilë, të cilët do të analizohen për nevoja të hetimeve.

Ndërkaq, sipas policisë, synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do të kryente, të vdisnin sa më shumë njerëz.

Mbetet e panjohur mënyra se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. Sipas gazetës Österreich ai kishte qëndruar mjaft shpesh në Gjermani, ku gjithnjë më shumë qe “fundosur në moçalin islamist”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012290954589844
array(1) { ["section"]=> string(124) "identifikohet-shqiptari-qe-do-kryente-sulm-terrorist-ne-austri-ishte-pjese-e-grupit-abou-chaker-babai-nuk-kisha-dijeni-66229" }