Idrizi: Çamëria është tokë shqiptare, të mos mërzitet Greqia

Publikuar tek: politike, më 19:51 01-06-2019 Idrizi: Çamëria është tokë shqiptare, të mos mërzitet Greqia

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shprehet se Çamëria ka qenë dhe është tokë shqiptare, e marrë me padrejtësi nga Greqia.

Në një aktivitet të zhvilluar në 75 vjetorin e Genocidit grek mbi Shqiptarët e Çamërisë, Idrizi shtoi se Greqia nuk duhet të mërzitet për këto deklarata, pasi e vërteta për Çamërinë është në librat e autorëve grekë.

'Mos të mërzitet Greqia kur i themi që Çamëria është tokë shqiptare, ka qënë, është dhe do të jetë tokë shqiptare. Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike. Kush nuk e di këtë gjë të lexojë librat dhe autorët e lashtë grekë. Pse ne sot duhet ta heqim termin Çamëri? Pse ne sot nuk duhet të flasim për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, për tu kthyer në shtëpinë tonë. Për të fituar të drejtat njerëzore dhe civile, ato mbi të cilat është ngritur bota e qytetëruar', ka thënë dnër të tjera Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031521081924438
array(1) { ["section"]=> string(65) "idrizi-cameria-eshte-toke-shqiptare-te-mos-merzitet-greqia-166570" }