Idrizi sulmon Ramën dhe Bushatin: U takua me Kotzias në Kretë, i futën një valle greke, nuk u mor vesh asgjë

Publikuar tek: politike, më 23:22 24-01-2018 Idrizi sulmon Ramën dhe Bushatin: U takua me Kotzias në Kretë, i futën një valle greke, nuk u mor vesh asgjë

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati lidhur me çështjen e varrezave çame.

Në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report Tv, Idrizi u shpreh se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë në një ngërç.

Më tej kryetari i PDIU u shpreh se në takimet mes dy ministrave të jashtëm shqiptar dhe grek nuk është zbuluar asgjë se çfarë është arritur dhe çfarë përfiton vendi ynë.

“Në asamblenë e PDIU, Rama u shpreh se do ta kishte parësore çështjen çame, ndërsa tani e pash në ngërç". Greqia duhet të heqë të gjitha barrierat që sjell ky ligj. Duhet të hiqen të gjitha efektet e ligjit të luftës, ndryshe do të jetë në favor të Greqisë. Është “pesë me hiç” nëse ligji i luftës hiqet me një traktat miqësie. Pasi edhe traktati i 1996 mbaroi dhe nuk pati asnjë vlerë. U takua Bushati me Kotzias në Kretë, i futën edhe një valle greke, pastaj erdhi edhe Kotzias në Korçë dhe asgjë nuk u mor vesh se çfarë u diskutua. Ne i marrim vesh gjërat nga pala greke, pas takimit të parë Kotzias-Bushati u vu në zbatim marrëveshja për kërkimin e varreve greke”,- tha Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010216951370239
array(1) { ["section"]=> string(112) "idrizi-sulmon-ramen-dhe-bushatin-u-takua-me-kotzias-ne-krete-i-futen-nje-valle-greke-nuk-u-mor-vesh-asgje-107806" }