Idrizi thirrje Ramës: Larg duart nga PDIU dhe çamët

Publikuar tek: politike, më 14:57 09-02-2019 Idrizi thirrje Ramës: Larg duart nga PDIU dhe çamët

Kryetari i PDIU-së,  Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Idrizi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mbajë duart larg nga PDIU-ja dhe çamët.

Mes të tjerash Idrizi u shpreh se  PDIU u rrit me  35% në zgjedhjet parlamentare të kaluara, por votat u vodhën nga mazhoranca.

"Kanë qenë vetëm 4-5 koka që ikën dhe bënë mirë që ikën. Ne kishim katër drejtori të Përgjithshme, dy sot i kanë sërish drejtorë, pse u shuan socialistët?! Dhe do të merrnin nga këta që deri dje na thoshin se ishin pjesë e tepsisë, i morën se sikur vodhën dje mandatet e PDIU-së, sikur krijuan dje parti politikë për të na çarë, po vijojnë edhe sot të fusin duart. I bëj thirrje Edi Ramës larg duart nga PDIU-ja dhe çamët. Ata që ikën e bën mirë, pasi e çliruan PDIU-në nga këta" tha Idrizi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030573844909668
array(1) { ["section"]=> string(57) "idrizi-thirrje-rames-larg-duart-nga-pdiu-dhe-camet-152153" }