IGJEUM ngre ALARMIN: BËNI KUJDES! 5 ditët në vijim priten reshje intensive që do të sjellin PËRMBYTJE

Publikuar tek: aktualitet, më 20:40 24-09-2020 IGJEUM ngre ALARMIN: BËNI KUJDES! 5 ditët në vijim priten reshje intensive që do të sjellin PËRMBYTJE Ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar reshje intensive shiu për 5 ditët e ardhshme në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit tonë.

Ndërkohë prefekti i qarkut të Shkodrës ka bërë thirrje që të merren masa paraprake nga banorët e këtyre zonave dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.

Ai bën thirrje që të shmanget qarkullimi në zonat e prekura nga ëprmbytjet dhe të mos pihet ujë nga çezma, pasi është burim infeksioni.

Njoftimi i Prefektit të qarkut Shkodër:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër;

Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona.

Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme:

NËSE JETONI NË NJË ZONË TË RREZIKUAR OSE QË KA SHUMË MUNDËSI PËR TU PËRMBYTUR INFORMOHUNI DUKE TELEFONUAR NË NUMRAT E EMERGJENCËS 128 , 119, 112.

SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN ME MAKINË NË RRUGË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET SEPSE UJI MUND T’JU BLLOKOJË MAKINËN.

NËSE MAKINA JU BLLOKOHET NGA UJI, DILNI NGA MAKINA DHE LARGOHUNI MENJËHERË NË NJË VEND MË TË LARTË.

NË ASNJË ÇAST MOS PINI UJË NGA ÇEZMA PASI MUND TË JETË BURIM INFEKSIONI.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, ka marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Në vijim të këtij komunikimi, ju bëjmë me dije se janë marrë masat për mobilizimin e strukturave në njoftimin e komuniteteve pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.

Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese të bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

KËRKO NDIHMË:

SHËRBIMI I URGJENCËS 126

SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129

SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128

SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127


Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011879920959473
array(1) { ["section"]=> string(106) "igjeum-ngre-alarmin-beni-kujdes-5-ditet-ne-vijim-priten-reshje-intensive-qe-do-te-sjellin-permbytje-221551" }