Igli Tare komenton në ‘Porta a Porta’ protestën e opozitës: E rëndë për imazhin e vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:11 06-03-2019 Igli Tare komenton në ‘Porta a Porta’ protestën e opozitës: E rëndë për imazhin e vendit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmë një intervistë për televizionin italian ‘Rai Uno’ në emisionin ‘Porta a Porta’ me gazetarin Bruno Vespa.

Në panelin e të ftuarëve ka ishte edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare. Ky i fundit ka deklaruar se çfarë po ndodh në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.

Duke folur për imazhin e Shqipërisë, Tare ka cituar edhe tenorin e famashëm Sajmir Pirgu në lidhje me atë që ai u shpreh se i duheshin 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur.

"Mendoj se opozita duhet të kthehet në parlament për t‘i zgjidhur problemet. Jemi një popull i vogël, një popull pro europian por duhet të jemi të shumë të kujdesshëm për imazhin e vendit tonë. Problemet që kemi duhet që t‘i zgjidhim vetë. Ne bëjmë detyrën tonë në perëndim, por duhet që të gjithë të angazhohemi për të përmisuar imazhin e Shqipërisë nëpër Botë", është shprehur Tare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064430236816406
array(1) { ["section"]=> string(92) "igli-tare-komenton-ne-porta-a-porta-protesten-e-opozites-e-rende-per-imazhin-e-vendit-155341" }