Situata politike në vend ka përfshirë në “vorbullën” e saj edhe qytetarët.
Çeshtjet e nxehta diskutohen kudo mes tyre. Një rast i tillë është parë e xhiruar edhe në autobus, në linjën e Institutit Bujqësor në Tiranë.
Lexuesit e Newsbomb.al kanë filmuar një situatë të tillë, ku dy simpatizantë, njëri i djathtë e tjetri i majtë kanë debatuar me njëri-tjetrin për situatën politike, pa menduar për shqetësimin që u ka krijuar udhëtarëve të tjerë.
Madje, ata nuk kanë kursyer edhe fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit, apo bindjeve politike që ata përfaqësonin. Për të shuar më shumë kureshtjen, klikoni videon përkatëse.