'Ik prap në Francë rriti thonjt e ha makarona', Lefter Maliqi thirrje Ramës: Hiq dorë nga fallxhoret, vizitohu...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 18-06-2019 'Ik prap në Francë rriti thonjt e ha makarona', Lefter Maliqi thirrje Ramës: Hiq dorë nga fallxhoret, vizitohu...

Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë  thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë për situatën politike në vend.

'Mbaje veten Kalorës. Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët në Shqiperi se të doli boja. Vizitohu të jesh mirë', shkruan Maliqi.

Mes të tjerash Maliqi shpreh keqardhje, pasi sipas tij, Rama mbeti lakuriq nga mendja, trupi, karakteri e dinjiteti.

'Behu pak burrë, zbriti kalit, mbaj këmbet në tokë hiq antiplumbin dhe përballu në terren të hapur në kushte të barabarta. Pas beteje ik prap në Francë rriti thonjt ha makarona luaj basketboll po të doli koha pikturo Rilindjen', shkruan mes të tjerash Maliqi.

Postimi i plotë

Mbaje veten Kalorës.Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët ne shqiperi se te doli boja.Vizitohu te jesh mire. Pasi mekatet,genjeshtrat,prapaskenat,shitja e bashkëpunëtorëve,futja ne burg e disa prej tyre,mallkimet e nenave per prishjen e shtepive,futja ne burg per energji elektrike,per 3 gr droge etj,varferia,pasiguria ,zhgenjimi qe u bere socialisteve duke i sherbyer vetëm nje grup oligarkesh Rilindas dhe bandash te krimit qe plackiten pasurit,rrembyen tenderat,vodhen cgjeten perpara,blene,mashtruan,joshen,kercënuan votuesit,po te kthehen në makth. Hiq dore nga portokallia me Ertv e famshme,hiq dore nga tepsia ,hiq dore nga çmënduria e perplasjes civile te 30 Qershorit,hiq dore nga padia ndaj Gazetarit te Bildit.Mbaje fort veten se sot do të ngecin dhe negociatat dhe se shpejti kalores do mbetesh vetem me tao taon dhe ciu ciun.Hidhi nje sy filmit vdekja e kalit para se të cosh vendin në katastrof në 30 Qershor.Keqardhje per ty mbete lakuriq nga mendja,trupi,karakteri e dinjiteti.Beju pak burre,zbriti kalit,mbaj këmbet ne tokë hiq antiplumbin dhe perballu ne terren te hapur ne kushte te barabarta.Pas beteje ik prap në Francë rriti thonjt ha makarrona luaj basketboll po te doli koha pikturo Rilindjen.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068860054016113
array(1) { ["section"]=> string(112) "ik-prap-ne-france-rriti-thonjt-e-ha-makarona-lefter-maliqi-thirrje-rames-hiq-dore-nga-fallxhoret-vizitohu-168696" }