“Ik q**”, Trebicka shpërthen ndaj Ramës: Edhe Robert De Niro kështu i tha Trumpit

Publikuar tek: barometri, më 07:27 12-06-2018 “Ik q**”, Trebicka shpërthen ndaj Ramës: Edhe Robert De Niro kështu i tha Trumpit

Artistët kanë dalë përsëri në protestë mbrëmjen e sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa ajo që ka shkaktuar më shumë polemika ka qenë fjala e aktorit të madh Alfred Trebicka.

 

Trebicka mori fjalën i pari, ndërsa i ka treguar të gjithëve se si i famshmi Robert De Niro ka thënë se nuk do të pranojë presidentin Trump në restorantet e tij.

Artisti shqiptar i ka ftuar të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë me Ramën.

“Diktaturat e sofistikuara kanë shembuj jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë… por kanë dhe shembuj kundërreagimi dhe është e freskët fare! Robert De Niro i tha fuck you (Ik q**) Donald Trump-it, dhe ne duhet ti themi këtij tonit fuck you”, ka thënë Alfred Trebicka duke shkaktuar brohoritjen e turmës së protestuesve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021605968475342
array(1) { ["section"]=> string(82) "ik-q-trebicka-shperthen-ndaj-rames-edhe-robert-de-niro-keshtu-i-tha-trumpit-124056" }