IKEA fillon prodhimin e strehëve të përkohshme për refugjatët

Publikuar tek: bota, më 15:43 27-03-2015 IKEA fillon prodhimin e strehëve të përkohshme për refugjatët

IKEA në Suedi ka marrë porosinë e saj të parë për strehët e përkohshme për refugjatët dhe pritet që në tre vitet e ardhshme të dyfishojë apo të trefishojë prodhimin e tyre.

Pas prodhimit të strehëve të cilat vijnë në kuti kartoni dhe janë të montueshme në mënyrë të thejshtë, Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka porositur 30 mijë njësi, nga të cilat 10 mijë do të shpërndahen këtë vit.

Kreu i projektit “Better Shelter” Johan Karlsson, tha se njësitë e para do të shpërndahen në Irak dhe Etiopi.

Strehët janë të montueshme pa nevojën e ndonjë mjeti ndihmës dhe kanë gjithashtu një panel diellor që furnizon një llampë për ndriçim të brendshëm.

“Ne kemi rreth 53.5 milionë refugjatë dhe kjo është veç një pikë në oqean, por shpresojmë që në vitet e ardhshme të trefishojmë prodhimin e tyre”, ka thënë Karlsson.

IKEA është një nga kompanitë më të mëdha në botë, e cila prodhon dhe tregëton pajisje parafabrikate, gjysëm të gatshme për shtëpi, zyra dhe ambiente të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01294207572937
array(1) { ["section"]=> string(66) "ikea-fillon-prodhimin-e-streheve-te-perkohshme-per-refugjatet-7131" }