Ardian Çela ikën nga posti i drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.
Haki Mustafa është emri i drejtorit të OSHEE që do të zëvendësojë Çelën. Më herët, Mustafa ka qenë kryetar i PD-së në Njësinë 11 në Laprakë dhe ishte propozim i Bashës që ai të vendosej në krye të administrimit të OSHEE.
Kujtojmë se Ardian Çela qëndroi përgjatë 2 vitesh e gjysmë dhe nën drejtimin e tij , OSHEE shënoi një performancë pozitive duke ulur nivelin e humbjeve në 28% në fund të vitit 2016, nga 45% që ishte në vitin 2013.