Ikën drejtori Veliu nga media e Carlo Bollinos, aventura zgjati vetëm 16 muaj, shkak pakënaqësitë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:58 16-01-2019 Ikën drejtori Veliu nga media e Carlo Bollinos, aventura zgjati vetëm 16 muaj, shkak pakënaqësitë Carlo Bollino dhe Muhamed Veliu

Drejtori i informacionit të REPORT Tv dhe dy gazetarë të Shqiptarja.com online dhanë dorëheqjen mbrëmë pas përplasjeve të ashpra me pronarin Carlo Bollino.

Muhamed Veliu, drejtor informacioni prej 4 shtatorit 2017, dhe dy gazetarë të faqes online, dorëzuan dorëheqjet e parevokueshme pasi u përplasën ashpër me pronarin italo-shqiptar të TV-së dhe faqes online. Burime nga kjo media i thanë Newsbomb.al se konflikti nisi mbrëmë, ndërsa gjithë vemëndja ishte përqendruar te ky televizion që po transmetonte një pjesë të vogël të intervistës ekskluzive që gazetari Artan Hoxha kishte bërë me të vetëdorëzuarin, Kelment Balili dhe po tregonte në studio se si arriti të hynte në shtëpinë e tij dhe ta intervistonte përpara se t’i vetëdorëzohej policisë dje paradite.

Bollino ka debatuar me Veliun, edhe pse ai prej paradites po merrej me të gjitha lajmet që prodhoi dje fundi i arratisë së Balilajt. 

Më pas, me të njëjtat fjalë, u është drejtuar dy gazetarëve të turnit të pasdites në faqen online, të cilët ndiqnin hap pas hapi zhvillimet intensive në mbrëmje.

Largimet nga media e Bollinos nuk janë të vetmet. Pak javë më parë u largua kryeredaktori i Shqiptarja.com dhe para tij disa gazetarë që nuk pajtoheshin me gjobat dhe sjelljet e tij ndaj gazetarëve dhe stafit teknik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis protesta, banorët e Astirit vazhdojnë të mos dorëzohen
I izoluar për shkak të dëborës, burri i sëmurë transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës »
Article Logic
Execution time: 0.011304140090942
array(1) { ["section"]=> string(102) "iken-drejtori-veliu-nga-media-e-carlo-bollinos-aventura-zgjati-vetem-16-muaj-shkak-pakenaqesite-149072" }