Ikën palmat në autostradën Tiranë-Durrës, shikoni me çfarë po i zëvendëson bashkia (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 29-01-2018 Ikën palmat në autostradën Tiranë-Durrës, shikoni me çfarë po i zëvendëson bashkia (FOTO)

Pas tharjes së tyre dhe debatit që u kthye në politik të palmave vendosur krah autostradës Tiranë-Durrës, tashmë ka nisur zëvendësimi i tyre.

Në ditët e fundit të janarit bashkia ka ndërmarrë nismën për zëvendësimin e palmave që u dëmtuan për shkak të tharjes dhe mospërshtatjes së tyre me klimën e Tiranës.

Siç duket edhe nga fotot, palmat po zëvendësohen me pisha të buta. Ky vendim erdhi pas miratimit në Këshillin Bashkiak të nëntorit të vitit të kaluar me 31 vota pro, shkruan newsbomb.al. 

Gjatë këtyre ditëve punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë parë duke kryer punime për mbjelljen e pemëve të reja që do të dekorojnë tashmë autostradën më të rëndësishme në vend. 

Rreth 400 palma me vlerë 600 mijë euro u thanë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës për shkak të kushteve të papërshtatshme klimeaterike edhe pse u mbollën si pemë dekorative 4 vjet më parë.  

27394833_1629613460431815_1059674045_n.jpg

27399638_1629613390431822_1727064162_n.jpg

27394620_1629613463765148_562544397_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë, plagosen dy 22-vjeçarë në Fier, arrestohet shoferi (EMRI)
Plas sherri në Komisionin e Medias, deputetët e PD braktisin mbledhjen, zbulohet shkaku »
Article Logic
Execution time: 0.021850824356079
array(1) { ["section"]=> string(93) "iken-palmat-ne-autostraden-tirane-durres-shikoni-me-cfare-po-i-zevendeson-bashkia-foto-108322" }