Reforma territoriale që e ka kthyer pushtetin vendor me 61 bashki, do të shoqërohet edhe me riorganizim të sistemit të punonjësve. Në rrezik, sipas asaj që shkruan sot ‘’Shqip’’ janë 4 mijë punonjës.
Më shumë në rrezik janë ata punonjës me kontratë të përkohshme. Qeveria ka vendosur dje që: “Për punonjësit me kontratë që nuk janë nëpunës civilë, marrëdhënia e punës transferohet automatikisht. Nëse gjatë procesit të ristrukturimit, punonjësve u shkurtohet vendi i punës apo nuk përshtaten për shkak të kushteve të punës dhe kualifikimit, atëherë atyre u ndërpritet marrëdhënia e tyre e punës”, thuhet në vendimin e qeverisë.
I gjithë procesi do të përfundojë brenda 5 muajve, kështu që punonjësit që e ndjejnë veten të rrezikuar duhet të përgatiten për të gjetur punë të tjera.