Teksa aktorët interpretonin në skenën e Teatrit kombëtar, papritur ikin dritat duke i lënë aktorët në errësirë dhe me batuta në gojë.
Këtë fakt e ka denoncuar gtazetarja Ola Bruko e cila ka filmuar gjithçka, përfshirë këtu edhe batutat e aktorëve të cilët në ato kushte u munduan të improvizonin për të “fshehur” këtë situatë mjeruese në Teatrin Kombëtar. Dritat kanë ikur dy herë gjatë shfaqjes . Aktori Neritan Liçaj në pritje të ardhjes së dritave, teksa i kërkon ndjesë publikut thotë: "Ne e kishim paguar energjine elektrike".
Dritat ikën sërish dhe këtë herë ishte aktorja Olta Daku ajo e cila improvizoi rikthimin e energjisë në rol e sipër (e ndriçuar vetem nga celularet e publikut). Ja pamjet filmike të sjella nga gazetarja dhe reagimet e aktorëve në skenën e errësuar.