Ikja e Adriatik Llallës, politologu i njohur: Një lajm i mirë, ishte i dështuar

Publikuar tek: politike, më 09:13 08-12-2017 Ikja e Adriatik Llallës, politologu i njohur: Një lajm i mirë, ishte i dështuar

Politologu i njohur, Afrim Krasniqëi e ka cilësuar mbarimin e mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla një lajm të mirë për vendin.

I ftuar në “Tonght Ilva Tare”, Krasniqi tha se Llalla ishte i dështuar në mandatin e tij, ndonëse pritshmëritë për të ishin më të mëdha. Ai komentoi edhe replikat e ditëve të fundit Rama-Basha lidhur me ftesën për zgjedhjen e zëvendësuesit të Llallës, pas skadimit të mandatit, dje më 7 dhjetor.

“Unë e shikoj më shumë si një lojë politike se sa ngërc kushtetues. Po të kishjte debat secili nga aktorët e politikës mund të shfrytëzonte të drejtën për tju adresuar për interpretim gjykatës kushtetuese.

Nuk e kanë kundërshtuar sugjerimin e OBDAT dhe EURALIUS. Ajo ftesa e Ramës është më shumë një lojë. Dita që ai do largohet nga detyra do jetë lajm i mirë për shkak të një dështimi në mandatin e tij, me pritshmëri shumë të larta, njeri shumë i votuar dhe me mbështetje nga ndërkombëtarët.  Në rastin e Llallës nuk mendoj se humbim ndonjë gjë të madhe. Çeshtja është se kur do zgjidhet prokurori i ri, ajo është më e rëndësishmja. Kam frikë se do jetë produkt i një marrëveshje politike. Nëse ndodh kjo atëherë do shumëzojmë me zero gjithë procesin. Mazhoranca ka interes për negociata, kurse opozita jo. Kjo sepse mazhoranca po gjuan çdo njeri për të cilin opozita reagon që të mbledhë një serë ceshtjesh për ti diskutuar në tavolinë”, u shpreh Krasniqi. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.012295961380005
array(1) { ["section"]=> string(83) "ikja-e-adriatik-llalles-politologu-i-njohur-nje-lajm-i-mire-ishte-i-deshtuar-102369" }