Ikja e bizneseve nga Gjermania, Merkel: Po kërkojmë fuqi punëtore jashtë vendeve të BE

Publikuar tek: aktualitet, më 18:33 15-12-2019 Ikja e bizneseve nga Gjermania, Merkel: Po kërkojmë fuqi punëtore jashtë vendeve të BE Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania shpreson që të punësojë sa më shpejt punëtorë të kualifikuar nga jashtë vendeve të Bashkimit Evropian për të parandaluar kompanitë që të ikin jashtë Gjermanisë.

Merkel ka ngritur alarmin për mungesën e fuqisë punëtore në vend duke theksuar se kjo gjë do të detyrojë kompanitë që të zhvendosen në vende të tjera.

Berlini zyrtar po bën përpjekje që për të mbushur vakancat të kërkojë punëtorë nga India, Meksika apo Vietnami.

'Ne e dimë se shumë sektorë dhe biznese janë në kërkim të punëtorëve të aftë. Pa punëtorë të aftë, një biznes nuk mund të jetë i suksesshëm. Kjo është arsyeja se pse është e nevojshme që ne të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar specialistë. Përndryshe, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe natyrisht ne këtë nuk e duam', tha Merkel, shkruan Deutsche Welle.

Paralajmërimi i kancelares gjermane vjen përpara takimit mbi këtë çështje, midis përfaqësuesve të qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave.

Sipas të dhënave, tashmë janë 2.5 milionë njerëz nga vendet e BE-së që punojnë në Gjermani.

'Nuk është e mjaftueshme dhe kjo është arsyeja se pse ne duhet të kërkojmë punëtorë të aftë nga jashtë Bashkimit Evropian', tha Merkel.

Më 1 mars të 2020-së pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për Fuqinë Punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas Ligjit, për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë gjashtë mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Samiti pritet të trajtojë temën se si do të zbatohet Ligji, me një memorandum mirëkuptimi që pritet të miratohet në fund të takimit.

Një draft i dokumentit, i cituar nga grupi gjerman i gazetave Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND), tregon se bëhet thirrje për punësimin e punëtorëve shtesë dhe hapjen e një zyre qendrore që do të ndihmojë në përshpejtimin e përpunimit të vizave. Gjithashtu, dokumenti parasheh që gjuha gjermane duhet të mësohet në vendet e tyre të origjinës.

Gjermania ka më shumë nevojë për inxhinierë, kuzhinierë, infermierë, punëtorë të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, teknikë të teknologjisë dhe programer.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil i ka thënë gazetës Augsburger Allgemeine, se makina e rekrutimit 'nuk ka të bëjë me emigracionin e pakontrolluar, por për njerëz të kualifikuar, të cilët na duhen në mënyrë që Gjermania të vazhdoj të mbetet ekonomikisht i fortë në të ardhmen'.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Laç-Mamurras, plagosen tre persona
Partitë kryesore të Kosovës bëhen bashkë kundër 'Mini-Shengenit', thirrje Ramës: Anulo samitin »
Article Logic
Execution time: 0.013509035110474
array(1) { ["section"]=> string(91) "ikja-e-bizneseve-nga-gjermania-merkel-po-kerkojme-fuqi-punetore-jashte-vendeve-te-be-189484" }