IKJA E NJË DINOSAURI: Shikoni çfarë ka ndërtuar profesor Farudin Hoxha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:15 12-09-2017 IKJA E NJË DINOSAURI: Shikoni çfarë ka ndërtuar profesor Farudin Hoxha

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare akademiku i veprave të mëdha në Shqipëri dhe projektuesi i hidrocentraleve në vend, Farudin Hoxha pas një sëmundje të rëndë. 

Artan Lame bën një dedikim të ndjerë për profesorin të cilin e cilëson një “dinosaur”.

Ikja e profesor Farudinit është ikja e një prej të fundmëve dinosaurë të mbijetuar nga epoka e shkuar. 
“Jetoi bajagi gjatë edhe në këtë epokën post, por të cilën as e kuptoi e ndoshta as që u përpoq ta kuptonte. 
Nga ata burra, mencuria e të cilëve bën të ndjehet i sigurt cdo shtetar që i mban pranë, qofshin ata të gjysmëshekullit që shkoi, kur shteti ishte gjë serioze, e qoftë këta të cerekshekullit tonë, kur shteti është...
E kam njohur aq sa për t'i lejuar vetes të drejtën të shkruaj për të sot në këtë ditë të mbrame. 
Fliste me përgjegjshmëri, si të ishte ende përpara kolegjiumeve të gjithëpushtetshme të kohës së shkuar, pa bërë asnjë përpjekje të kuptonte se po harxhonte kot frymën në Epoken e Re të Parasë. 
Aq nuk e kuptonte këtë epokë të ethshme, sa deri në fund i rezistoi me stoicizëm cdo lloj joshjeje për ta kuptuar e për t'u zhytur në dijet e saj (nese mund te quhen dije këto të parasë).
Nga kjo pikëpamje mund të quhet pa drojë një i padijshëm i kohëve të ra. 
Lum te padijshmit, se e tyrja do të jetë parajsa - thonë ungjijtë. 
Qofsh i lumur profesor në parajsën e të padijshmëve të gjithëditur!

A”, shkruan Lame.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023169994354248
array(1) { ["section"]=> string(75) "ikja-e-nje-dinosauri-shikoni-cfare-ka-ndertuar-profesor-farudin-hoxha-92075" }