IKMT aksion në Vlorë dhe Sarandë, gjobit me 2 milion lekë firmën, kërkon prishjen e një objekti tjetër, procedohen 3 persona (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 03-06-2020 IKMT aksion në Vlorë dhe Sarandë, gjobit me 2 milion lekë firmën, kërkon prishjen e një objekti tjetër, procedohen 3 persona (DETAJE) Ilustruese

Policia e Vlorës dhe IKMT kanë ka gjobitur dhe ka nisur procedimin penal ndaj një firme të shfrytëzimit të zhavorrit, të cilën e ka kapur në shkelje.

Firma me adminiatrator P. Sh, ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën.

IKMT i ka vënë gjobë 2 milion lekë (të reja) subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Procedohen penalisht 1 shtetas në Vlorë dhe 2 të tjerë në Sarandë.

Gjithashtu është penalizuar një subjekt me vendim për gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë.

Sakaq gjatë 10 ditëve të fundit, IKMT ka vënë gjobë 2 milion lekë ndaj dy subjekteve që shfrytëzonin pa leje materialin inert në lumin Shushicë.

Ndërsa në e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin.

DETAJE për Vlorë – Sarandë:

Vijon kontrolli i subjekteve për veprimtarinë ligjore të tyre.

Policia e Vlorës dhe IKMT ka kontrolluar 3 subjekte që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, njëri prej të cilëve në shkelje.

Procedohen penalisht 1 shtetas në Vlorë dhe 2 të tjerë në Sarandë.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me inspektorët e IKMT-së ushtruan kontroll në 3 firma që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, prej të cilave njëra prej tyre është konstatuar duke punuar në shkelje.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj njërës prej firmave të shfrytëzimit të zhavorrit, me adminiatrator shtetasin P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën.

IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

IKMT gjatë 10 ditëve të fundit, ndaj dy subjekteve që shfrytëzonin pa leje materialin inert në lumin Shushicë, kanë marrë për secilin vendimin për dënim me gjobë 2 milion lekë.

Gjithashtu është penalizuar një subjekt me vendim për gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë.

Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin.

IKMT ka marrë masën e dënimit me gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i tokës".

Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098729133605957
array(1) { ["section"]=> string(139) "ikmt-aksion-ne-vlore-dhe-sarande-gjobit-me-2-milion-leke-te-reja-firmen-ne-vlore-kerkon-prishjen-e-nje-objekti-tjeter-shuma-shkeljet-208899" }