Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur 517 objekte të paligjshme, mes tyre ndërtesa, shtesa, mure, e kioska në një aksion të nisur prej dy javësh. Inspektorët e IKMT kanë identifikuar rreth 1 mijë objekte të paligjshme.
Ky është bilanci deri në ditën e sotme kur po vazhdon ende të punohet për prishjen e objekteve nga ana e IKMT.
Një aksion paralel IKMT po vazhdon edhe në lagjen Kushtrimi të qytetit të Vlorës ku janë shembur 81 objekte në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës “Transballkanike.”
Ky aksion është kundërshtuar nga banorët e Vlorës të cilët u ngritën edhe në protesta por mesa duket opracioni do të vazhdojë deri në fund.