Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot në qytetin e Fierit aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme, i cili do të shtrihet në të gjithë qytetin. Qytetarët nuk kanë bërë rezistencë ndaj aksionit, ku kanë çmontuar edhe vetë strukturat e vendosura mbi trotuarë.
Aksioni i IKMT-së ka nisur aksionin që në fillim të kësaj jave dhe sot është në ditën e tretë të punës. Specialistët po punojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në rrugën “Ramiz Aranitasi”.
Plani i punës të IKMT-së përfshin disa ndërhyrje në rrugët kryesore, dytësore, por edhe në thellësi të lagjeve.