Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se deri më tani në zonën e ‘Astirit’ janë prishur 24 objekte.
Përmes një njoftimi, IKMT bën me dije se 8 objekte ishin 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 një katëshe.
Më tej IKMT, thekson se aksioni do të vijojë deri në prishjen e 33 objektet në përfundim të ditës.
‘Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme’, thuhet në njoftim.