IKSHPK jep lajmin e mirë: Në Kosovë nuk ka të infektuar me koronavirus

Publikuar tek: rajon, më 00:48 25-02-2020 IKSHPK jep lajmin e mirë: Në Kosovë nuk ka të infektuar me koronavirus Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se nuk ekziston asnjë qytetar I infektuar me koronavirus.

Kanë qenë dy pacientë të dyshuar, por pas analizave asnjë ri nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik të virusit SARS-CoV-2 .

"Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2", thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Koronavirusi është përhapur edhe në Itali, ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë marrë masat për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072870254516602
array(1) { ["section"]=> string(76) "ikshpk-jep-lajmin-e-mire-ne-kosove-nuk-ka-te-infektuar-me-koronavirus-196340" }