Iku në Kosovë, ADI KRASTA flet për ALTERNATIVËN E VETME: Nuk ka kufij

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:55 14-12-2019 Iku në Kosovë, ADI KRASTA flet për ALTERNATIVËN E VETME: Nuk ka kufij Adi Krasta

Pas largimit të bujshëm nga ‘’News 24’’, shoqëruar me mjaft polemika dhe debate lidhur me censurën dhe lirinë e medias, rishfaqet moderatori i njohur Adi Krasta.  

Këtë herë jo në një media në Shqipëri, por në televizionin T7 në Kosovë dhe me të njëjtin emision “A Show”.

Kjo lëvizje e Krastës është komentuar së tepërmi këto 24 orët e fundit ndërsa ka reaguar para pak minutash edhe vetë moderatori.

‘Të flas atë që mendoj në radio a televizion më vjen si alternativë e vetme. Kjo nuk mund të jetë territoriale. Nuk ka kufij. Nuk mbyllet. Kam vendosur të pranoj ftesën e T7 në Kosovë për të realizuar intervistën dhe fjalën hyrëse të javës. E rëndësishme është të flitet/mendohet në liri të plotë. Kudoqoftë.’, shkruan Krasta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071990489959717
array(1) { ["section"]=> string(74) "iku-ne-kosove-adi-krasta-flet-per-alternativen-e-vetme-nuk-ka-kufij-189384" }