Iku nga 'arresti i shtëpisë', shqiptari kapet duke vrapuar në park: Dola për të vënë gjakun në lëvizje

Publikuar tek: rajon, më 19:35 06-08-2019 Iku nga 'arresti i shtëpisë', shqiptari kapet duke vrapuar në park: Dola për të vënë gjakun në lëvizje Policia në Bolonja

Një shqiptar në Itali ka shkelur arrestin e shtëpisë, por karabinierët janë habitur nga justifikimi i tij.

42-vjeçari shqiptar u kap teksa po ecte në një park në qytezën e Pianoros, Bolonja, dhe i shpjegoi policëve se kishte dalë nga banesa për arsye shëndetësore.

“Dola për pak vrap nga parku për të vënë gjakun në lëvizje, shtëpia është e vogël dhe nuk mund të vrapoj mjaftueshëm brenda saj”, tha ai.

Por justifikimi nuk i bëri punë shqiptarit nën akuzë për çështje droge. Ai u vu sërish në pranga dhe u kthye në arrest shtëpie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00870680809021
array(1) { ["section"]=> string(105) "iku-nga-arresti-i-shtepise-shqiptari-kapet-duke-vrapuar-ne-park-dola-per-te-vene-gjakun-ne-levizje-174538" }