Iku nga Inter, Ikardi: Bëra zgjedhjen më të mirë të karrierës, erdha te PSG për të fituar tituj

Publikuar tek: sport, më 13:36 03-09-2019 Iku nga Inter, Ikardi: Bëra zgjedhjen më të mirë të karrierës, erdha te PSG për të fituar tituj

Padyshim Mauro Ikardi ka përmbyllur një nga transferimet më të zhurmshme në merkaton e kësaj verë.

Te Interi futbollisti po kalonte periudhën më të vështirë, madje duke përfunduar edhe në gjyq me zikaltërit. Por pavarësisht kësaj u lejua që të kalonte te ekipi i PSG-së.

Pas shumë vizitash mjekësore edhe vendimin e mori në orët e fundit të merkatos. Ndërkohë,  ka nisur edhe përgatitjet për të qenë menjëherë në fushën e lojës. Sakaq, vendim për tek ekipi i PSG-së Ikardi e ka cilësuar si një zgjedhje të mirë të karrierës së tij.

 “Jam shumë i lumtur dhe më jep kënaqësi të madhe që të luaj në një skuadër si kjo. Për mua dhe karrierën time është një mundësi e madhe. Të luash me lojtarët më të mirë është një sfidë. Ky aspekt ishte vendimtar kur PSG më ka kontaktuar dhe unë vendosa ta pranoja.

Erdha këtu që të fitoja tituj. PSG ka dominim absolut në Francë dhe në vitet e fundit ka fituar shumë tituj. Dua të bëj gjiithçka mundem që të jap kontributin tim. Italia është një futboll më ndryshe, që i përkushtohet më shumë mbrojtjes. Kjo e bën të vështirë që të shënosh. Shoh përpara që të luajë në “Ligue 1”. Në Itali ka edhe shumë derbi, ndeshje mes rivalëve të mëdhenj që unë i adhuroja”, ka thënë Ikardi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030985116958618
array(1) { ["section"]=> string(99) "iku-nga-inter-ikardi-bera-zgjedhjen-me-te-mire-te-karrieres-erdha-te-psg-per-te-fituar-tituj-177176" }