Iku nga Presidenca, Nishani kthehet në PD: Nuk dua poste e ofiqe!

Publikuar tek: politike, më 09:27 04-08-2017 Iku nga Presidenca, Nishani kthehet në PD: Nuk dua poste e ofiqe!

Pasi iku nga Presidenca, duke i postin Ilir Metës, Bujar Nishani rikthehet në Partinë Demokratike.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Nishani në një intervistë për “Panorama”.  Ai thotë se tani është momenti që të vazhdojë të kontribuojë në PD, pa pasur poste dhe ofiqe.

“Unë i jam shumë mirënjohës vendit tim dhe qytetareve të vendit tim që kanë investuar gjithë këto vite tek unë. Gjithashtu Partisë Demokratike, që ka investuar politikisht tek unë. Për këtë jam përpjekur t’ia kthej duke punuar me angazhim maksimal në interes të vendit dhe shtetit. Tashmë është momenti që unë të vazhdoj kontributin dhe shërbimin, por pa shpërblim. Synimi im nuk janë postet dhe ofiqet, por shërbimi e kontributi. Në kulturën time politike dhe civile nuk është e domosdoshme të kesh poste dhe ofiqe që të shërbesh dhe kontribuosh. Mjafton të kesh dëshirën, vullnetin e forcën shpirtërore dhe bëhesh i vlefshëm”, – shprehet ndër të tjera Nishani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025573968887329
array(1) { ["section"]=> string(68) "iku-nga-presidenca-nishani-kthehet-ne-pd-nuk-dua-poste-e-ofiqe-88225" }