Ilda Bejleri përlotet nga karantina: Kam ankth, më duket sikur tavani po bie mbi kokë (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:04 26-03-2020 Ilda Bejleri përlotet nga karantina: Kam ankth, më duket sikur tavani po bie mbi kokë (VIDEO)

Moderatorja Ilda Bejleri ndodhet prej dy javësh e izoluar në shtëpi nga koronavirusi.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, pak më parë ajo tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi.

Sipas Ildës, ka momente ku i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi.

Më tej, ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

‘Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t'i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi’, deklaron Ilda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093669891357422
array(1) { ["section"]=> string(96) "ilda-bejleri-perlotet-nga-karantina-kam-ankth-me-duket-sikur-tavani-po-bie-mbi-koke-vodeo-200209" }