Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht 14 funksionarë publik për fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë.
ILDKPI ka kërkuar në veçanti për Kryetaren e Degës Doganore Sarandë, Linda Vaso, që të nisin hetimet nga Prokuroria për pasurinë e saj të pajustifikueshme që shkon rreth 1.5 milionë dollarë.
Funksionarët e gjobitur dhe të kallëzuar penalisht nga ILDKP:
Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë
Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë
Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë
Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë
Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër
Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Dritan Manaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë
Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.