Ilir Beqaj del ‘kundër’ PS-së për Kodin Zgjedhor: Dy pakënaqësi që ekzistojnë në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 23:23 26-10-2020 Ilir Beqaj del ‘kundër’ PS-së për Kodin Zgjedhor: Dy pakënaqësi që ekzistojnë në Shkodër Ilir Beqja

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj ka shprehur rezerva ndaj Kodit të ri Zgjedhor, pasi sipas tij duhet të ishte pak më i thellë.  

Madje, ai shtoi se kjo çështje duhet të merrte jehonë dhe një diskutim më të gjërë në opinionin publik.

Në studion e ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, Beqaj komentoi edhe situatën në Qarkun e Shkodrës, ku është caktuar si drejtues politik i PS-së.

“Interesi i vendit ishte që të bënim ndryshimet për të plotësuar edhe kushtet e reformës ndërkombëtare, ndërsa për mendimin tim duhet të kishim qenë më të thellë, por ndoshta koha ishte shumë e ngushtë. Biseda u polarizua shumë, por mund të kishte qenë një bisedë më shumë e përhapur në opinionin publik për të bërë ndryshime afatgjata,”

“Më kanë caktuar detyrën në qarkun e Shkodrës. Në Shkodër kemi një specifikë, sigurisht se ka dy lloj pakënaqësish. E para kemi pasur një boshllëk organizativ në parti për 14 muaj, dhe vetë socialistët janë ndjerë pak si të lënë mënjanë, për fat të keq u zgjat edhe prej pandemisë. Kjo është brenda,”

“Ajo çfarë unë me vështirësi po përpiqem të komunikoj me shkodranët është perceptimi i tyre, për mua i pasaktë, që Shkodra është lënë pas dore. Ky është perceptimi. Kjo është situata sot dhe unë dua ta zbus maksimalisht deri në 25 prill. Unë sot në Shkodër mund të rendis një listë gati 102 milionë dollarë në funksion të zhvillimit të qarkut me fokus te turizmit gjithëvjetor", u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani ‘i shkel syrin' Topallit: Doja të garonte në siglën e PD-së, por është e lirë të zgjedhë
Parashikimi i motit për 3 ditë: Reshje shiu në bregdet, kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit »
Article Logic
Execution time: 0.011679172515869
array(1) { ["section"]=> string(92) "ilir-beqaj-del-kunder-ps-se-per-kodin-zgjedhor-dy-pakenaqesi-qe-ekzistojne-ne-shkoder-225289" }