Mjeku i QSUT, Petrit Vargu i njohur ndryshe edhe si mjaft polemist ka fituar gjyqin në Gjykatën e Apelit pas padisë të ngritur për të nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Kujtojmë se mjeku ishte shprehur për mediat se “ Ilir Beqaj furnizon spitalet me ilaçe që na vdesin pacientët”. Ndërsa pas kësaj ish-ministri e akuzoi për shpifje duke e çuar çështjen në Gjykatën e Apelit.
Tashmë Vargu bën me dije se ka dalë i pafajshëm duke e fituar gjyqin.
“Për të nëntën herë në këto katër vite fitiva procesin gjyqësor kundër drejtuesve të mjekësisë së P.P.P-ve”, shkruan mjeku në një postim në rrjetin social Facebook, raporton newsbomb.al.
Më poshtë statusi i plotë: