Ilir Beqaj: Herezi marksiste të flasësh për prokurim universal të barnave? E kemi objektiv programor

Publikuar tek: politike, më 11:39 15-01-2016 Ilir Beqaj: Herezi marksiste të flasësh për prokurim universal të barnave? E kemi objektiv programor Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur sot për një mënyrë të re të blerjes së barnave për Shqipërinë, me prokurim universal. Edhe pse Beqaj është i ndërgjegjshëm për disa opinione kundër, sërish shpjegon se kjo mënyrë e re është objektiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara.

Në konferencën organizuar për financimin e shëndetësisë, Beqaj tha se qeveria ka objektivin e saj programor.

“Për disa barna që na bëjnë peshë të madhe në buxhet të bëjmë prokurime globale, ka mbetur në pranimin e mirë, po ende jo në një mekanizëm efektiv. Nuk dua ta zgjas më shumë sepse edhe financimin e spitaleve e kemi të lidhur me atë si do ta financojmë në kuadrin e financimit universal.

Është një herezi e PS apo Ilir Beqajt, apo marksiste et etj?! Financimi universal është sot objektiv i OBSH,  Bankës Botërore apo Kombeve të Bashkuara. Ata kanë horizontin e 2030 ne kemi objektivin programor. Meqë jemi për shëndetësi falas, e kuptojmë se ku shkon. Ai që paguan, paguan për atë që kushton po jo për xhepin e qytetarit”, komentoi Beqaj.

Ndërkohë theksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk po centralizon financimin e fondeve të spitaleve, duke u lënë mundësi të realizojnë objektivat.

 “Nuk jemi për të justifikuar pagesën mujore të njerëzve. Nëse kemi mungesa, se ju vetë më kërkoni më shumë infermiere, mjekë etj duhet brenda mundësive që kemi, të rialokojmë burimet.

Oponione të ndryshme thonë se ministria po centralizon duke mos u lënë mundësi spitaleve të realizojnë objektivat por s’është e vërtetë’’, tha Beqaj duke shtuar se po sjellin shërbime cilësore për qytetarët.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092020034790039
array(1) { ["section"]=> string(104) "ilir-beqaj-herezi-marksiste-te-flasesh-per-prokurim-universal-te-barnave-e-kemi-objektiv-programor-30055" }