Ilir Beqaj publikon VIDEON, dhjetra të rinj nuk pyesin për Covid dhe argëtohen në klub nate: E papranueshme dhe e dënueshme

Publikuar tek: aktualitet, më 20:48 16-01-2021 Ilir Beqaj publikon VIDEON, dhjetra të rinj nuk pyesin për Covid dhe argëtohen në klub nate: E papranueshme dhe e dënueshme Të rinjtë në klub nate

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar në facebook një video, ku shihen në një klub nate në Tiranë shumë të rinj që argëtohen nën ritmet e muzikës, duke mos pyetur për shëndetin e tyre.

Pandemia e koronavirusit ende nuk është shuar dhe çdokush duhet të respektojë rregullat anti-covid, duke ruajtur veten, familjen dhe të tjerët. Mirëpo jo të gjithë janë të përgjegjshëm dhe i shkelin rregullat, si ato moralë dhe ligjorë.

Teksa i kërkon ndjesë personave që iu dukiet fytyra në këtë video, deputeti Beqaj thotë se cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.

Shënimi i plotë

Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me 150 km/h “fluturoi” në rrugët e Tiranës, zbulohet kush ishte shoferi i BMW-së luksoze që për pak vrau 2 persona
Balluku në Qafë Plloçë: Po punohet ditë e natë për të mbajtur funksional rrjetin e rrugëve në të gjithë vendi »
Article Logic
Execution time: 0.013447999954224
array(1) { ["section"]=> string(128) "ilir-beqaj-publikon-videon-dhjetra-te-rinj-nuk-pyesin-per-covid-dhe-argetohen-ne-klub-nate-e-papranueshme-dhe-e-denueshme-235274" }