Ilir Butka ikën nga posti i drejtorit të QKK-së, Budina i keqardhur: Puna dhe profesionalizmi në këtë vend, nuk janë kritere

Publikuar tek: kulture-art, më 16:18 18-04-2019 Ilir Butka ikën nga posti i drejtorit të QKK-së, Budina i keqardhur: Puna dhe profesionalizmi në këtë vend, nuk janë kritere Ilir Butka

Ilir Butka nuk do të jetë më drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Vendin e tij e zuri regjisori Eduard Makri pas një gare për zgjedhjen e drejtuesit të QKK-së.

Ndërkaq, kolegu i Butkës, Robert Budina i ka dedikuar një status ku shpreh keqardhjen që puna e profesionalizmi në këtë vend, nuk vlerësohen.

‘Trishtimi im nuk është se ti nuk je më Kryetar i QKK, sepse jam shumë i bindur që ti do të dish ta vazhdosh karrierën tënde artistike dhe produktive, trishtimi im është se puna, profesionalizmi dhe ndershmëria në këtë vënd nuk janë kritere për politkbërësit për të zgjedhur drejtuesit e institucioneve, POR ky nuk është vetëm faji i tyre, ky është mentaliteti ynë që prodhojmë të tillë politikbërje! Gjithsesi, me mundësitë që u krijove, bëre më shumë kineastë të zotë të punës së tyre, dhe sigurisht që kur ka njerëz të zotë në punën e tyre, krijohen premisat për ta ndryshuar këtë mentalitet!’, shkruan Budina.

KOMENTI I PLOTË I BUDINËS:

I dashur Lir,

respekt dhe mirënjohje për punën tënde si Kryetar i QKK për gjithë këto vite, ku u përpoqe me mundësitë që kishe të vije standarte ndryshe në kinemanë shqiptare, që nuk mund të mos i përmënd jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë punuar këto vite me institucionin që drejtove:

- U krijove mundësitë shumë kineastëve të rinj, të realizonin ëndrrat e tyre
- Nxite institucionet përkatëse që kinematografia shqiptare të bëhet pjesë e Creative Europe,
- Krijove mundësinë e bashkëprodhimeve minoritare
- Me këmbëngulje të paepur rrite buxhetin e QKK
- Rrite prodhimtarinë e filmave shqiptarë
- U krijove mundësinë producentëve shqiptarë të integroheshin me skemat europiane të prodhimit të filmit
- Rrite kontaktet me institucionet europiane të filmit
- Rrite aktivitetet që sillnin producentë dhe distributorë europianë në Shqipëri
- Krijove mundësinë që të rriteshin sukseset e filmave shqiptarë në festivalet më prestigjozë botërorë
- Ishe afër nga ana njerzore me kineastët që përballeshin vazhdimisht me probleme

Këto ishin në dukje vetëm gjëra teknike, por mund të bëheshin vecse nga një njeri me integritet, ndershmëri, profesionalizëm, pasion si ti!

Dhe pikërisht atëhere kur duhej të korrje frytet e punës tënde që ndikonin direkt në mbarëvajtjen e filmit shqiptar, ty të duhet ta ndërpesësh atë!

Trishtimi im nuk është se ti nuk je më Kryetar i QKK, sepse jam shumë i bindur që ti do të dish ta vazhdosh karrierën tënde artistike dhe produktive, trishtimi im është se puna, profesionalizmi dhe ndershmëria në këtë vënd nuk janë kritere për politkbërësit për të zgjedhur drejtuesit e institucioneve, POR ky nuk është vetëm faji i tyre, ky është mentaliteti ynë që prodhojmë të tillë politikbërje! Gjithsesi, me mundësitë që u krijove, bëre më shumë kineastë të zotë të punës së tyre, dhe sigurisht që kur ka njerëz të zotë në punën e tyre, krijohen premisat për ta ndryshuar këtë mentalitet!

Puna që ke bërë do të ngelet gjithmonë aty, sukseset e asaj që mbolle do të vinë edhe në të ardhmen, dhe natyrisht që sukseset që do të pasojnë të takojnë edhe ty!

Suksese në punët e tua të ardhshme i dashur Lir.

Respekt Ilir Butka


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026469945907593
array(1) { ["section"]=> string(128) "ilir-butka-iken-nga-posti-i-drejtorit-te-qkk-se-budina-i-keqardhur-puna-dhe-profesionalizmi-ne-kete-vend-nuk-jane-kritere-160943" }