Ilir DAJA prezantohet te PARTIZANI, ish-trajneri i bardhebluve mesazh tifozëve: Edhe kundërshtarët më duan (ÇFARË DEKLAROI PËR OBJEKTIVAT)

Publikuar tek: sport, më 11:39 10-08-2020 Ilir DAJA prezantohet te PARTIZANI, ish-trajneri i bardhebluve mesazh tifozëve: Edhe kundërshtarët më duan (ÇFARË DEKLAROI PËR OBJEKTIVAT) Trajneri i ri i Partizanit Ilir Daja dhe drejtori teknik Olsi Rama

Kam doza të mëdha emocioni, sepse është klubi me më shumë trofe në futbollin shqiptar. Kështu deklaroi Ilir Daja në prezantimin e tij mëngjesin e sotëm, në krah të drejtorit sportiv Olsi Rama, te ekipi I Partizanit.

I veshur me këmishë të bardhë, i relaksuar pas pushimeve, Daja foli edhe për paraardhësit.

“Skënderbeu ka pasur sukses në kampionatin shqiptar. Te cdo klub dua të marr maksimumin, këtë do bëj dhe te Partizani. Te cdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por edhe të kundërshtarëve. Ky jam unë” tha Ilir Daja, duke dashur në këtë mënyrë që të minimizojë edhe komentet që mund ti vijnë nga tifozët bardheblu që e kanë shumë përzemër.

“unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë, të vazhdoj dhe këtë sezon” tha ai, duke dashur të dalë te objektivat e klubit.

“Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë”, u shpreh Daja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010385036468506
array(1) { ["section"]=> string(141) "ilir-daja-prezantohet-te-partizani-ish-trajneri-i-bardhebluve-mesazh-tifozeve-edhe-kundershtaret-me-duan-cfare-deklaroi-per-objektivat-216672" }