Ilir Mati bën për ‘ujë të ftohtë’ gazetaren e Top Channel: Studioni!

Publikuar tek: barometri, më 08:29 02-08-2018 Ilir Mati bën për ‘ujë të ftohtë’ gazetaren e Top Channel: Studioni!

Reporteri i njohur Ilir Mati bën për “ujë të ftohtë” gazetaren e re të Top Channel Oriela Nebijaj, më herët zëdhënëse e PD.

 

Nebijaj ka bërë një kronikë nga baza detare e Pashalimanit në Vlorë por ndërkohë ka bërë shumë gafa të cilat, reporteri ia ka renditur si më poshtë:

“Pashaliman do të thotë Liman i Mirë ( e jo Limani i Pashait). Në Pashaliman nuk është gjetur asnjë deshmi pranije vendqendrimi otoman. Akuatoriumi i Bazës është artificial. Ai është gërryer me dragë dhe materiali i grryerjes është hedhur në pjesën kënetore në jug të postobllokut të KRAF -it.

Nr 105 i nëndeteses relike, është nr i dalë nga trillimi artistik i shkrimtarit IKadare (edhe varri Pashait po ashtu).

Baza nuk ishte Bazë e Traktatit të Varshavës por Baze Detare e Republikës së Shqipërisë.

Etj”, vë në dukje Mati ndërsa këshillon miqësisht Nebijajn:

“O koleg gazetare, studioni dokumenta në Arkivin e Ushtrise, para se t’i tregoni publikut për Bazën e Pashalimanit.

Komandanti i Bazës nuk është historian. Atë pyeteni për detyrat që ka e si i kryen.

Sinqerisht, kolegu juaj Ilir Mati”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025664091110229
array(1) { ["section"]=> string(71) "ilir-mati-ben-per-uje-te-ftohte-gazetaren-e-top-channel-studioni-129902" }