Ilir Meta dekoron me medaljen nderi i kombit Rexhep Çelikun e Liljana Cingun

Publikuar tek: barometri, më 08:19 09-01-2018 Ilir Meta dekoron me medaljen nderi i kombit Rexhep Çelikun e Liljana Cingun

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me medaljen NDERI I KOMBIT dy figurat e çmuara të Ansamblit të Valleve e Këngëve.

Kështu, meta ka nderuar me medalje Rexhep Çelikun e Liljana Cingun për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm e mjeshtërinë e veçantë në vallen shqiptare.

“Faleminderit Zotit Meta për këtë vlerësim që na bëri sot. Nuk është kollaj të bëhesh nderi i një kombi por puna të bën, pa koreografët ne s’do ishim asgjë në skenë, ia dedikoj atyre. Një falenderim më i madh i shkon edhe kolektivit tonë, një ansamblë që ka bërë epokë në skenat shqiptare”, u shpreh e emocionuar Cingu.

“Falenderoj në radhë të parë Presidentin meta për këtë dekoratë, për këtë madhështi kaq të madhe që unë besoj që është një gjë shumë e vlefshme jo vetëm për mua por gfjithë kolektivin”, tha gjithashtu me emocion Çeliku ndërsa mori medaljen ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Arta Dade apo Genc Pollo nga PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1378710269928
array(1) { ["section"]=> string(83) "ilir-meta-dekoron-me-medaljen-nderi-i-kombit-rexhep-celikun-e-liljana-cingun-105907" }