Ilir Meta: Ia dolëm me rezultat pozitiv

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 19-09-2019 Ilir Meta: Ia dolëm me rezultat pozitiv Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka shkruar se ekipi i tij i zemrës, Celtic Glasgow arriti të merrte një barazim të rëndësishëm në transfertë kundër ekipit francez Renne.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, presidenti Meta shkruan se duke patur parasysh që ekipi i Celtic ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë, duhet të jetë i lumtur me barazimin në transfertë.

Presidenti Meta e ka deklaruar se Celtic është ekipi i tij i preferuar. Celtic Glasgow luajti mbrëmjen e sotme në transfertë kundër ekipit francez Renne, në kuadër të ndeshjeve të grupeve në Europa League, ndeshje e cila përfundoi barazim me rezultatin 1-1.

Postimi i Metës:

Duke pasur parasysh zhvillimet e ndeshjes dhe duke shkuar në disavantazh në pjesën e parë, arritëm ta përfundojmë ndeshjen me një rezultat pozitiv. Le të jemi të lumtur me barazimin. Ende ka shpresë! Përpara CelticFC!

Njëherë të jeni Celtic, jeni gjithmonë një Celtic..Forca Forca

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12108898162842
array(1) { ["section"]=> string(45) "ilir-meta-ia-dolem-me-rezultat-pozitiv-179085" }