Ilir Meta jep “MESAZH TE KODUAR”? Përshëndetja ushtarake dhe deklarata e djeshme e zëdhënësit: Ai, ushtari i parë në mbrojtje të Republikës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 21-11-2019 Ilir Meta jep “MESAZH TE KODUAR”? Përshëndetja ushtarake dhe deklarata e djeshme e zëdhënësit: Ai, ushtari i parë në mbrojtje të Republikës Presidenti Ilir Meta duke përshëndetur ushtarin e Gardës

Ilir Meta, përpara se të dilte para mediave në mesditë për shkarkimin e Muçit nga Gjykata Kushtetuese dhe akuzës për “palaço” ndër diplomatë, ka kryer një veprim që më vonë u shpërnda me foto nga Presidenca, por nuk u kap nga kamerat, raporton newsbomb.al.

Bëhet fjalë për nderimin ushtarak të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë me një ushtar të Gardës, përpara se të dilte në komunikim me median, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë ditën e djeshme, këtë veprim, e parapriu Tedi Blushi me një deklaratë:

“Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082118511199951
array(1) { ["section"]=> string(141) "ilir-meta-jep-mesazh-te-koduar-pershendetja-ushtarake-dhe-deklarata-e-djeshme-e-zedhenesit-ai-ushtari-i-pare-ne-mbrojtje-te-republikes-186697" }