Ilir Meta kujton Godon: Qëndroi në anën e duhur të historisë, dha një kontribut madhor në mbrojtje të demokracisë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 08-08-2020 Ilir Meta kujton Godon: Qëndroi në anën e duhur të historisë, dha një kontribut madhor në mbrojtje të demokracisë

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i ka bërë homazhe Sabri Godos, politikanit të ndjerë shqiptar, që sot do të mbushte 91 vjeç.

Meta shkruan se Godos ka qëndruar gjithmonë nëanën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Mes të tjerash Meta shkruan se “pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj”.

Postimi i plotë:

Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij.

Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998.

Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj.

Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre.

Do kthehemi në shina!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010857820510864
array(1) { ["section"]=> string(118) "ilir-meta-kujton-godon-qendroi-ne-anen-e-duhur-te-historise-dha-nje-kontribut-madhor-ne-mbrojtje-te-demokracise-216485" }