Ilir META mbron vendimin për 13 tetorin: Ma garanton ekskluzivisht Kushtetuta, shfuqizimi është ligj i së drejtës

Publikuar tek: politike, më 17:55 11-09-2019 Ilir META mbron vendimin për 13 tetorin: Ma garanton ekskluzivisht Kushtetuta, shfuqizimi është ligj i së drejtës Presidenti Meta para mediave

Në daljen për mediat, presidenti Ilir Meta mbrojti vendimin e tij për të dekretuar 13 tetorin si datë për organizimin e zgjedhjeve lokale me argumentin se e gëzon këtë të drejtë nga Kushtetuta e vendit.

Meta hoqi paralele me qeverinë dhe parlamentin, të cilët kanë të drejtë të nxjerrin një VKM për të rrëzuar një VKM paraardhëse, ose për të nxjerrë një ligj që shfuqizon një ligj paraprak.

‘’Parlamenti ka të drejtë për të nxjerrë një ligj që shfuqizon ligjin e mëprashëm. Qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim që shfuqizon të mëparshmin. Shfuqizimi është ligji i së drejtës. Unë nuk bëhem pjesë e shtetit të propagandës. Po ta çojnë në Strasburg do të na shqepin për gjoba’’, u shpreh Meta për vendimin e çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Më vjen keq që flasin juristë për çdekretim. Nuk ekziston term juridik të çligjërojë. E gjitha kjo është një lojë propagandistike. Është totalisht e pavërtetë që kam shkelur kushtetutën. Venecia është një komision që i ka shërbyer në mënyrën më të mirë shtetit të së drejtës. Duhe të kemi parasysh që jemi vërtet republikë parlamentare. Punoj dhe mbroj shtetin e së drejtës. Detyrat janë shumë të ndara dhe shumë  të qarta, parimi është ‘check and balance’. Presidenti ka një pushtet eksklulziv që nuk preken, që nuk rrëzohen nga Kuvendi. Për zgjedhjet vendore, referendumi, zgjedhjet parlamentare i takon presidentit. Kushtetua ia njeh këtë gjë vetëm presidentit. Ka dekrete për ligjet e tjera që i cakton parlamenti. Kushtetutbërësit e 1998 nuk ia kanë dhënë rastësisht këtë të drejtë presidentit’’, u shpreh Meta për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026997804641724
array(1) { ["section"]=> string(118) "ilir-meta-mbron-vendimin-per-13-tetorin-ma-garanton-ekskluzivisht-kushtetuta-shfuqizimi-eshte-ligj-i-se-drejtes-178101" }