Ilir Meta nxjerr DOKUMENTET: Kam tre muaj që kërkoj informacion për vendimet e arbitrzhit ndaj Shqipërisë. S’kam marrë asnjë përgjigje (ULTIMATUMI)

Publikuar tek: politike, më 11:54 31-10-2020 Ilir Meta nxjerr DOKUMENTET: Kam tre muaj që kërkoj informacion për vendimet e arbitrzhit ndaj Shqipërisë. S’kam marrë asnjë përgjigje (ULTIMATUMI) FotoMontazh: Ilir Meta

Ilir Meta nxjerr dokumetet që tregojnë se prej më shumë se tre muaj Presidenca kërkon informacion nga Avokatura e Shtetit për çështjet dhe vendimet të cilat janë dhënë në arbitrazh ndaj Shqipërisë, por s’ka marrë asnjë përgjigje.

“Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë 14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit”, shkruan Meta në kërkesën për informacion.

Dy ditë më parë, më 29 tetor 2020, Meta i ka dërguar një kërkesë të tretë për informacion Avokaturës së Shtetit, për këto pika:

-Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

-Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;

-Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

-Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

i.Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;

ii.Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

-Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.

-Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes  së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe.

Meta i vendos ultimatum Avokaturës së SHtetit që të japë informacionin e kërkuar deri më datë 02 nëntor 2020, ose në të kundër ai do të depozitojë padi për shpërdorim detyre.

“Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës së hënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

-Institucioni i Presidentit të Republikës do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar”, vijon kërkesa e Metës.

Shkrese AVOKATURES nga META by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ka lëshuar pëllumbat’, Rama ‘nuk kursehet’ për Metën, zbulon pse e bëri President: Isha i sigurt që do hidhej në anën tjetër, e dija rolin e tij te çadra (E PLOTË)
Kryemadhi i del në mbrojte Metës dhe i përgjigjet Ramës: E ke marrë pushtetin me kompromis, Presidenti është votuar nga deputetët e PS dhe LSI »
Article Logic
Execution time: 0.0099492073059082
array(1) { ["section"]=> string(150) "ilir-meta-nxjerr-dokumentet-kam-tre-muaj-qe-kerkoj-informacion-per-vendimet-e-arbitrzhit-ndaj-shqiperise-s-kam-marre-asnje-pergjigje-ultimatumi-225902" }